Hamilton do të presë, Mercedes zgjedh pilotin e ri në 2017!

Nuk ka nxitim tek Mercedesi për të zgjedhur pasardhësin e Niko Rosbergut. Lajmet janë që skuadra gjermane do të zbulojë pilotin e saj të ri vetëm në janar të 2017-ës. Natyrisht, do të kalojnë vetëm disa javë, por gjithsesi është një kohë e gjatë për ish-kampionin Ljuis Hamilton që duhet ende të mësojë emrin e shokut të skuadrës. Mediat britanike bëjnë me dije se Mercedesi e ka kufizuar “rrethin” në vetëm dy pilotë dhe bëhet fjalë për Valteri Botasin e Uilliamsit dhe Paskal Verlajnin që është pjesë e vetë gjigandit gjernman.

Sebastian Fetel dhe Fernando Alonso tashmë janë alternativa që nuk mund të merren në konsideratë. Botas është i preferuari, pas 4 sezoneve shumë të mira në Formula 1, veçse nuk do të jetë e lehtë për ta marrë. Mediat raportojnë se Mercedesi do të furnizojë Uilliamsin me motorë të markës së saj, me çmim më të ulët dhe do të ofrojë edhe shefin teknk, Padi Lovin, që të shkojë tek skuadra angleze.

Sfidanti.al