Maurisio Pocetino, lamtumirë Totenhemit me një komunikatë

Maurisio Pocetino prej një jave  nuk është më trajner I Totenhemit duke ia lënë vendin Zhoze Murinjos. Argjentinasi gjatë kësaj kohe nuk ishte prononcuar dhe vetëm tani e theu heshtjen duke dalë me një komunikatë ku ai u shfaq mirënjohës ndaj klubit londinez.

‘Dua të falenderoj Xho Ljuis dhe Daniel Levi që më dhanë mundësinë që të bëhesha pjesë e historisë së Tottenhemit-theksohet në komunikatën e Pocetinos-dua të falenderoj edhe të gjithë personat që njoha këtu, stafin teknik dhe të gjithë lojtarët gjatë këtyre 5 viteve e gjysmë. Në fund dua të përmend në mënyrë të vecantë për të gjithë tifozër që më bën të ndihesha I dashur dhe që më dhanë një mbështetje të madhe. Dhashë më të mirën nga vetja në tentativën për të arritur objektivat që u vendosën që nga dita ime e parë këtu si trajner I Totenhemit. Arritëm shumë objektiva dhe ishte një sukses. Urimet më të mira për të ardhmen.Jam I sigur se rrugët tona do të kryqëzohen sërish’.

Sfidanti.al