Barazimi në ndeshjen me Liverpulin I I ktheu një lloj qetësie Napolit që nuk po përjetonte një moment pozitiv për shkak të rënies së rendimentit në kampionat dhe problemeve të krijuara pas ndeshjes me Salzburgun. Ishte një periudhë e vëzshtirë që përfshiu edhe trajnerin Karlo Anceloti, I cili sipas zërave më të fundit pa pozitat e tij të tronditeshin ndërkohë që u fol se ishte kandidat për të marrë vendin e Unai Emeri te Arsenali.
Por Anceloti e hodhi poshtë këtë teori duke përgënjeshtruar zërat e përhapura në mënyrë kategorike.
‘Arsenali? Janë vetëm zëra-tha Ancelotti për BT Sport-I kam flokët e bardhë dhe eksperiencë për të kuptuar se bëhet fjalë për zëra. Sigurisht që do të qëndroj te Napoli’.
Karlo Anceloti ka një kontratë me Napolin që skadon në vitin 2021 dhe synimi I trajnerit italian është që të vazhdojë të qëndrojë në oborrin e Aurelio De Laurentis.
Sfidanti.al