Mancester Siti, pronarët shesin 10% të aksioneve te tyre

Grupi që ka në pronësi klubin e Mancester Sitit vendosi të shesë 10% të  aksioneve tek një fond investimesh amerikane për 500 milionë Dollarë, që përbën edhe vlerësimin më të lartë ndonjëherë për një shoqëri sportive. Fondi I investimeve që arriti të hyjë në këtë kapitalin social të City Football Group ishte pikërisht Silver Lake që do të garantojë një zhvillim të mëtejshëm të grupit që ka një vlerë totale prej 4.8 miliardë Dollarësh.

‘Ne dhe Silver Lake kemi të njëjtat bindje të forta se ekzistojnë mundësi shumë të mëdha në konvergjencën e argëtimit, sportit dhe teknologjisë-deklaroi presidenti Kaldon Al Mubarak.

Sipas ‘Financial Times’, Fondi I Investimeve ‘Silver Lake’ që në të kaluarën shfaqi interes edhe për Celsin, shfaqi dëshirën për të hyrë në futbollin anglez dhe për shkak të të ardhurave që sigurohen nga të shitja e të drejtave televizive. Përvec Mancester Sitit, City Football Group ka në pronësi edhe klube të tjerë në botë su Neë York City(SHBA), Melbourne City(Australi), Yokohama Marinos (Japoni), Torque (Uruguaj), Girona (Spanjë) e Sichuan Jiuniu (Kinë).

Sfidanti.al