Murinjo ka një batutë për Eriksenin dhe një përgjigje për Ibrën!

Sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës që u shpall nënkampione e Europës. Këtë vit nuk dihet se ku ka përfunduar ai Kristian Eriksen dhe Zhoze Murinjo po bën ç’mos që ta mësojë. “Dua të di se ku është zemra dhe mendja e Eriksenit”, – tha trajneri i Totenhemit pasi e la jashtë ekipi për ndeshjen e Premier LIgës ndaj Uest Hemit. Më pas, ai deklaroi se bisedimet ishin zhvilluar mes tij dhe danezit, veçse Zhoze e mbajti të fshehtë konspirative. “Ato që u thanë do t’i dimë vetëm unë, ai, por edhe Amazoni”, – tha Murinjo, duke nënkuptuar dokumentarin që po xhirohet nga kompania gjigande amerikane. Tekniku portugez pati edhe një përgjigje për thashethemet se ai mund të merrte Zllatan Ibrahimoviçin në skuadër. “Unë nuk mund ta bëj këtë, – u shpreh Murinjo, – sepse unë kam në skuadër sulmuesin më të mirë të Anglisë, Harri Kejnin”.

Sfidanti.al