Kutinjo shpjegon “kurën Flik”: Ka talentin që të flasë shumë qartë!

Futbollistët e ndjenin se ai ishte i rëndësishem që kur ndodhej në pozitat e ndihmëstrajnerit. Hansi Flik punoi në krah të Niko Kovaçit, dhe kjo e ndihmoi të hidhte bazat për punën e tanishme me Bajernin. Njëri nga lojtarët më të talentuar, Filip Kutinjo, tregon sesi e vlerëson teknikun e tij. “Që në fillim ne e kuptuam se si punon ai, dhe çfarë këkron prej nesh, në ndeshjen dhe në stërvitje, kjo është arsyeja që po ecim mbarë, – u shpreh ylli ofensiv nga Brazili, – po ashtu, ai ka një talent të veçantë për të qenë i qartë për çdo lojtar dhe në çdo kohë, dhe për t’i dhënë zemër kujtdo”. Kutinjo u ndodh në stol në dy ndeshjet e para të Flikut, por po aktivizohet gjithnjë e më shumë. Ndaj Dyselodorfit, në fushë ishin edhe ai, por edhe Tomas Myleri, dhe braziliani e quan gjermanin si “një lojtar i shkëlqyer, themelor për skuadrën”.”Ai ka cilësitë e tij dhe unë të miat, – thotë Kutinjo, – por, rëndësi ka që jemi të dy tek Bajerni”.

Sfidanti.al