Që nga momenti që është shfaqur në futbollin Botëror me Monakon, kur ishte vetëm 16 vjec, Kilian Mbape është përkufizuar si pasuesi I Lionel Mesit si futbollisti më I mirë në botë, Sulmuesi 20 vjecar I Paris Sën Zhermenit nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të fituar këtë status edhe pse këtë e ka thënë me vetëpërmbajtje.
Teksa po afron ceremonia e Topit të artë, Mbape foli në një intervistë për revistën France Football ku dha opinionin e tij për fituesin e mundshëm të këtij trofeu teksa përmendi emrin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi
‘Nuk do ta fitoj Topin e Artë këtë vit-tha Mbappe-ka shumë kandidatë për të. Për mendimin tim, Messi është favoriti kryesor, në aspektin individual ai ishte më I miri. Jam mirënjohës ndaj atyre që më konsiderojnë si një ndër lojtarët më të morë në botë, por nuk jam Zoti’.
I pyetur nëse ka më idhuj në futboll, Mbape tha: ‘Aktualisht nuk kam më idhuj. Kur je kampion bote nuk ke nevojë. Tani po kërkoj frymëzim në disiplina të tjera sportive. Nuk më pëlqen të më krahasojnë me Pele sepse nuk do të jem kurrë si ai. Ai ka fituar Kupën e botës 3 herë dhe konsiderohet si mbreti I futbollit’.
Sfidanti.al