Është larguar nga klubi i Volfsburgut, Kalus Alofs disa ditë më parë dhe shumë hipoteza janë ngritur për divorcin e tij me klubin. “Nuk ishte e lehtë për ne- ka thënë Olaf Rebe, presidenti i klubit- por në këto momente ishte e nevojshme ta bënim”. Por presidenti nuk tregon të vërtetën, pasi ka një motivacion spektakular, sipas gazetës “Bild” për largimin e Klaus.
Po cila është arsyeja që presidenti Rebe vuri dorën në zemër për të larguar një nga njerëzit më specialë? Klaus kur ulej në pankinë si ish-drejtues i klubit kur nxehej nuk kursente as pështypën për futbollistët që gabonin qoftë edhe një pasim, pale sikur të bëhej fjalë për një penallti. Kështu, situata ishte rënduar kaq shumë në stolin e Volfsburgut, sa stoli ishte shndërruar në një minë me sahat. Sa herë që Alofs shfaqej në stol, ishte gati për të plasur..kryengritja e futbollistëve. Edhe kur pati një ballafaqim mes tifozëve dhe futbollistëve, i vetmi që mungoi ishte njeriu që komunikonte nëpermjet pështymes me …stolin.
Sfidanti.al
.