Zonja dhe zotërinj, Antonela Rocuzo dhe Lionel Mesi do të martohen. Me këto fjalë, Juan Pablo Varsky, i ftuar në stacionin Metro Radio, ka komunikuar lajmin nëpërmjet emisionit “No somos nadie”. Ceremonia do të bëhet më 2017-tën, por burime pranë fantazistit argjentinas nuk vonojnë të përgënjeshtrojnë nëpërmjet të përditshmes La Nacion se “ nuk është fiksuar asnjë datë për martesën”.
Lionel Mesi, 29 vjeç dhe Antonela Rocuzo 28 vjeç, nga Rosario, 310 kilometra në veri të Buenos Aires, jetojnë bashkë nga 2008-ta. Antonela i ka dhënë dy fëmijë kampionit gjenial, Tiago 4 vjeç dhe Mateo 1 vjeç, që të dy të lindur në Barcelonë.
Sfidanti.al