Liverpuli drejt titullit, por këtë fundjavë s’ka Salahun e Robertsonin!

Kur thuhet “janë në dyshim të madh”, do të thotë se me gjasë nuk do t’ia dalin. Jurgen Klop duhet të shpikë diçka pasi Liverpuli i tij do të shkojë në ndeshjen aspak të lehtë të Premier Ligës në fushën e Kristël Palasit, pa dy lojtarë tepër të rëndësishëm. Sulmuesi kryesor Mohamed Salah, dhe lojtari-kyç i krahut Andi Robertson janë me dëmtime dhe vështirë se riaftësohen në kohë.

Salah ka vuajtur me kaviljen që nga 5 tetori kur u dëmtua ndaj Leisterit, ndërsa të dy lojtarët nuk ishin me kombëtaret e tyre tani së fundmi. Kur egjiptiani nuk ishte në ekip, fitorja nuk u arrit, dhe kjo ndodhi në “Old Traford” në barazimin e vetëm të këtij sezoni në Premier. Përveç tyre, në dyshim janë edhe Xho Gomez dhe Xhordan Henderson, pra Klopi nuk do ta ketë të lehtë të arrijë fitoren dhe të ruajë 8 pikë epërsi ndaj Leisterit, dhe 9 pikë ndaj Sitit e Çelsit.

Sfidanti.al