Kosovë mos u mërzit, Anglia është sot elitë e Europës!

Garet Sauthgejt nuk pati asnjë dyshim pas asaj që pa në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Skuadra e tij triumfoi 4-0 ndaj Kosovës vendase dhe tregoi klasin e lartë që ka arritur, më në fund. Pas shumë vitesh në errësirë dhe krizë, “shpikësit e futbollit” duke se ia kanë dalë të kenë një skuadër “për të qenë”. “Mund të them me bindje se ne jemi shumë më lart sesa ishim në prag të Botërorit në Rusi, – tha Sauthgejti, – ndonëse një përparim i madh u bë pikërisht në Rusi. Ne kemi besim në Europian, por duhet ende të përmirësohemi. Mendoj se jemi një nga skuadrat më të mira të Europës”.

Sauthgejti lavdëroi sulmuesit Kejn, Stërling apo Rashford, por edhe mjaft lojtarë të rinj, mes të cilëve Uinks apo Okslejd-Çembërlen. Anglia fitoi 4-0 duke e mbyllur shkëlqyeshëm fazën eleminatore, ndërsa Kosova e trajnerit Shaland kuptoi se duhet ende shumë për t’u matur me superfuqi të tilla kontinentale.

Sfidanti.al