Koha kalon për të gjithë dhe këtë e di shumë mirë edhe Xherard Pike’. Mbrojtësi I Barcelonës, mund të luajë ende edhe për disa sezone në nivele të lartë, e megjithatë kjo nuk e pengon atë të që të nisë të mendojë për jetën pas futbollit të luajtur. Kur kanë mbetur pak ditë nga starti I formatit të ri të Kupës Davis, pronari I kompeticionir zbriti në fushë për të bërë disa goditje përpara telekamerave të programit ‘La Resistencia’, por gjërat nuk shkuan mirë dhe në fund të ditës, Pike’ e pa veten me portofol të boshatisur
Pike dhe drejtuesi I programit, David Bronkano bënë zgjedhjen e skuadrave, për të tjerat menduan talenti dhe fati I lojtarëve. Skuadra e Pikesë ishte përbërë nha tenistët Shvarcman e Granojers dhe komikët Raul Simas dhe Arturo Vals. Ndërsa Bronkano zgjodhi tenistët Rublev, Karrenjo Busta dhe Olga Saez dhe aktoren Ingrid Garsia Jonson. U zhvilluan 3 ndeshje dhe Pike zbriti në fushën e lojës pikërisht në të këtë sfidë që ishte vendimtare me futbollistin që zgjodhi si partner komikun Vals që vuri edhe një paruke në kokë duke imituar Shakirën., ndërsa Bronkano zgjodhi Saez dhe në fund ishte pikërisht prezantuesi që e fitoi sfidën, ndërkohë që Pike humbi bastin dhe sipas të përditshmes AS, Pike do të duhet të blejë një statujë me vlerë 30 mijë Euro si dhe të dorëzojë kopjen e Kupës së Botës të fituar me Spanjën në 2010.herën tjetër Pike do të bëjë mirë që të mendohet mirë përpara se të vëjë bast
Sfidanti.al