Moize Kean nuk po spikat për aftësitë e tij në fushën e lojës në Premier leaguen Angleze ku u transferua te Evertoni për vlerën e 27.5 milionë Eurove me një pagë prej 3 milionë Euro në sezon, por ai po përmendet për aspekte negative. ‘Bëma’ e fundit e tij ndodhi të shtunen kur Toffees luajtën ndaj Sauthempton për ndeshjen e javës së 12 të Premier Leagues.
E gjithë skuadra ishte mbledhur përpara kësaj sfide, por mungonte dikush, pikërisht Kean, që në fund u shfaq, por me shumë vonesë. Trajneri I Evertonit Marko Silva nuk e kurseu dhe e dërgoi sulmuesin në tribunën e St.Mary Stadium. Por pas ndeshjes që Evertoni e fitoi 2-1, Silva kërkoi që të minimizojë situatën duke thënë se ishte një vendim normal.
Por kjo zgjati deri në momentin kur Liverpool Echo publikoi faktet. Kean është I apasionuar pas muzikës që ndërthuret shumë mirë me vallëzimin; kështu që ish sulmuesi I Juventusit u bë protagonist I një kërcimi në grup me miqtë dhe të afërmit duke bërë tag faqen NWE, një pikë referimi për Afro Dance. Për fat të keq, kean nuk është hera e parë që bën ‘bëma’ të ngjashme. Nuk mund të harrohet momenti kur në muajin qershor, ai dhe Zaniolo u përjashtuan nga ndeshja mes Italisë dhe Belgjikës në Evropianin e U21 pasi munguan në mbledhjen e skuadrës në mëngjesin e ditës së asaj ndeshjeje. Di Biaxho nuk e priti mirë dhe as Roberto mancini që e la Kean jashtë grumbullimit për ndeshjet me Armeninë dhe Finlandën. Nga kombëtarja në rang klubi, ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron
Sfidanti.al