Frikë te Lioni; tifozët ultras të Marsejës I sulmojnë autobusin

Olimpiku I Lionit përjetoi momente frike përpara ndeshjes me Olimpikun e Marsejës, sfidë të cilën në fund e humbi me rezultatin 2-1. Autobusi I kësaj skuadre u sulmua nga tifozët e skuadrës marsejeze të cilët e goditën atë me gurë duke I shkaktuan dëme të mëdha.

‘Ramë në një pritë-ishin fjalët e presidentit të Lionit Zhan Mishel Ola’, ndërkohë që vetë klubi denoncoi mungesën e garancisë për sigurinë e skuadrës dhe kërcënimet që iu bënë trajnerit Garsia që në të kaluarën ka qenë edhe trajner I Olimpikut të Marsejës.

Sfidanti.al