Bajern, dëgjoje Perishic: Këtu jam mirë, luaj edhe 7 vjet të tjerë

Ivan Perishic gjatë mujave të verës la Interin për t’u rikthyer në kampionatin gjerman për të luajtur me Bajernin e Mynihut. Mesfushori kroat foli për këtë aventurë të tij të re, por edhe për të ardhmen e tij.

‘Në periudhën 4 vjecare që nuk u aktivizova në Bundesligë, niveli i lojës në këtë kampionat është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe numri i lojtarëve cilësorë, ndërkohë që tifozët i mbushin gjithnjë stadiumet-tha Perishic-te bajerni për mua gjithcka po shkon shumë mirë, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Erdha këtu në formë huazimi me të drejtë bjerjeje, të shohim sesi do të shkojë ky sezon. Jam 30 vjec, por nuk jam i vjetër. Ndihem mirë dhe kam ndërmend të luaj edhe 7 apo 8 vjet të tjerë’.

sfidanti.al