I sëmurë për taktikën trajneri Sarri! Hamshik mbërrin tek 105-sa

Marek Hamshik nuk është i zoti vetëm për gola në portën e kundërshtarit, edhe para një mikrofoni tregon zotësi dhe talent. Për Canalin 21 ka bërë këtë koment: “ Reali i Madridit është një nga klubet më të rëndëishëm dhe më të fortë në botë. Do të jetë një emocion i madh kur të jem përballë tij. Kam arritur ne kuotën e 105 golave me fanelën e Napolit, duke kapërcyer edhe Edison Kavanin. Nuk është gjë e vogël, madje një sadisfaksion i veçantë, edhe pse e di fort mirë se golat e skuadrës janë më të rëndësishmit”.

Në qytetin e Napolit nuk mund të shpëtosh pa u pyetur për Maradonën. Edhe Hamshik e di këtë rregull shpirtëror: “Është numri 1 dhe Napoli  flet gjithnjë për të. Prezenca e tij përjetohet mrekullisht. Trajneri Sarri? Një njeri që punon shumë në fushë, një i sëmurë për taktikën. Cila është diferenca me Benitez? Me Sarrin jam një mexallë në fushë, kurse me Benitez luaja si pykë e dytë. Unë sigurisht preferoj të parën. Higuain? Nuk e prisja ikjen e tij por futbolli është bërë kështu. Futbollistët ikin dhe vijnë. Napoletanët janë ndjerë të tradhëtuar nga largimi i tij tek Juventusi, por unë kam raporte të mira me Gonzalon”.

Sfidanti.al