Derbi I Italisë për Rakitic, Juventus e Inter në garë për kroatin

Ka Derbi të Italisë në krye të klasifikimit në Serinë A, por ka Derbi të Italisë edhe në merkaton e transferimeve. Dueli mes Juventus dhe Interit duket se do të bëhet I ashpër  në muajin janar ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të bëjnë përforcimet  e tyre. Konte e ka bërë tashmë gati listën e dëshirave, por edhe Juventus nuk rri duarkryq dhe ka nisur të lëvizë sërish dhe të hyjë në kontakte me Barcelonën në lidhje me Ivan Rakitic.

Kroati është përfshirë edhe më parë në zërat e merkatos së Barcelonës, pikërisht në kohën kur katalanasit kishin vënë në shënjestër argjentinasin e bardhezinjve, Paulo Dibala

Ajo që flet në lidhje me këtë cështje është e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ teksa flet për kontaktet mes drejtuesve të barcelonës dhe të Juventusit për Rakitic, kontrata e të cilit me Kampionët e Spanjës skadon në vitin 2020.

Bisedimet për rinovimin e kontratës me kroatin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur me Barcelonën që nuk e përjashton mundësinë që të lejojë largimin e Rakitic në merkaton e muajit janar për të siguruar të ardhura dhe për të mos e humbur me parametra zero shërbimin e futbollistit. Në të njëjtën kohë, Barcelona do të kërkojë te shtyjë cdo diskutim konkret për sesionin dimëror të merkatos në mënyrë që gjatë këtyre 2 muajve të kuptojë më mirë se cfarë do të bëjë me repartin e mesfushës.

Në këtë pikë katalanasit me siguri do të presin Juventusin, por edhe Interin duke qenë se emri I Rakitic hyn në listën e të preferuarve të klubit për të përforcuar repartin e mesfushës edhe pse I preferuari I Kontes është aArturo Vidal. Kalendari I Serisë A  propozon ndeshjen e kthimit të Derbit të Italisë në muajin mars, ndërsa merkatoja e afron atë me disa muaj.

Sfidanti.al