Venger flet për Barçën, në pritje të Bajernit: Një skuadër në krizë!

E di shumë mirë se kur një skuadër ndodhet në një moment të tillë. Arsen Venger ka mbi 35 vjet në nivele të larta si trajner, ndaj vlerësimi i tij pë Barcelonën si “ekip në krizë” duhet marrë seriozisht. “Edhe pse është në krye në La Liga dhe në Champions, Barcelona po luan si skuadër në krizë, – u shpreh francezi, – sepse loja e saj është shumë e ngadalshme, pa dinamizëm dhe shumë individualiste në metrat e fundit”.

“Kur humb topin, rrezikon të pësojë gol në kundërsulm sepse nuk kthehet shpejt në mbrojtje, – vazhdoi Vengeri, – Barça është tepër interesante sepse ka një histori të shkëlqimit kolektiv, por po ashtu ka Lionel Mesin që jep shkëlqim individual, dhe që bën diferencën. Duket se shokët e tij presin gjithnjë që Mesi të bëjë diçka”. Venger gjykon se “më parë, Barça ishte një skuadër fantastike që priste shkëlqimin e Mesit, ndërsa sot është një ekip pa karizëm, dhe mendoj se dy dështimet e fundit në Champions (Roma, Liverpul) kanë dikuar shumë tek lojtarët”.

Sfidanti.al