Xhelozi në Cmimet MTV, Xhorxhina tërbohet me Ronaldon për një përqafim

Një trekëndësh I rrezikshëm në Cmimet MTV. Bëhet fjalë për një episod që pati protagonist Kristiano Ronaldon I cili u përqafua me një vajzë me të cilën kishte flirtuar kohë më parë, Rita Pereirën dhe e gjithë kjo ndodhi në sytë e Xhorxhina Rodrigez ‘të tërbuar’.

Në fakt Xhorxhina dhe Kristiano Ronaldo spikatën shumë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve MTV Europe Music Aëards në Sevija. Sipas medias vendase, modelja spanjolle bëri një skenë xhelozie me të dashurin e saj pikërisht për shkak të Rita Perieras. Media portugeze foli për një flirt mes saj dhe Ronaldos në periudhën 2008-2010, lajme këto që asnjë prej tyre nuk I konfirmoi

Një dëshmitar në prapaskenën e evenimentit të MTV tregoi për një revistë spanjolle.

‘Ishte një skenë aspak e këndshme edhe për vetë Ronaldon që nuk e priste këtë shfaqje afeksioni nga mikja e tij-tregon dëshmitari I cili theksoi se Ronaldo dhe Pereira  u përqafuan dhe nisën të flisnin ndërkohë që Xhorxhina priste. Më pas Ronaldo e thirri të dashurën e tij për t’ia prezantuar Ritës.

‘Kur iu desh të përshëndeste të fejuarën e Ronaldos, Rita u mjaftua vetëm duke e parë e duke I thënë një ‘C’kemi’ për të vijuar më pas bisedën me futbollistin pa u ndalur-vijon rrëfimin e tij dëshmitari-ftregonte  fytyra e Xhorxhinës  trergonte gjithcka ishte e tërbuar. Ishte një moment I sikletshëm për ne që ishim aty. Ishin shumë persona vërdallë dhe dëgjohej zemërimi I saj. Rita është një vajzë e mirë dhe nuk kishte qëllime të këqija. Është e tillë, shumë ekspresive, por e kuptoj që Xhorxhina nuk ishte aspak e lumtur që e takoi’.

Sfidanti.al