Jetë e re për Adrianon; Drejtori I ri I Shitjeve I Adidas në Brazil

Nga Perandor në fushën e lojës, në të qenit pjesë e një perandorie jashtë saj, kjo është ajo që po ndodh me ish sulmuesin brazilian të Interit, Adriano. Ky I fundit ka nisur një aventurë të re në botën e futbollit, por jashtë kuadratit të gjelbër të stadiumeve.

Tashmë Adriano është Drejtori I ri I Shitjeve I filialit të Adidas në Brazil dhe do të marrë pjesë në koordinimin e eventeve për prezantimin e uniformave të reja të Flamengos dhe Sao Paulos, dy skuadra me të cilat ai është aktivizuar gjatë karrierës së tij si futbollist.

Larg fushave të lojës prej kohësh, shumë shpejt Adriano është bërë një ikonë me postimet e tij në Instagram dhe kjo është një nga motivet që e shtynë Adidas t’I ofrojë këtë mundësi Adrianos në një terren krejtësisht të ri. Eventi I parë I Adrianos në rolin e tij u zhvillua pikërisht në San Paolo.

Sfidanti.al