Një vendim që padyshim e mërzit, por edhe i jep shpresë. Granit Xhaka nuk do të jetë kapiten i Arsenalit, që sot e tutje, dhe shiriti do t’i kalojë sulmuesit Pjer-Emeri Obamejang. Ky ishte përfundimi i shumë ditëve të tensionuara dhe plot stres në “Emirejts”, që pas shpërthimit të Xhakës ndaj tifozëve të tij që po e shanin dhe vërshëllenin. Krenaria e shqiptarit të Kosovës padyshim është prekur, veçse ai e ka të qartë se kjo është një rrugëdalje nga gjendja e vështirë, thuajse e pamundur.
Me gjasë, Xhaka do të vazhdojë të luajë për Arsenalin, dhe ndoshta në të ardhmen mund të mendojë sërish për rolin e kapitenit. Mesfushori nuk ishte për dy ndeshje radhazi të “topçinjve”, pasi trajneri Emeri deshi që ekipi të ishte i qetë, por sërish fitoret nuk u arritën. Duket se do të duhet Xhaka në fushë që të triumfohet, qoftë edhe pa shirit.
Sfidanti.al