Një punëtor pa ndonjë shkollim për kulturë të përgjithshme, dhe që gjithë jetën e ka pirë gotën te klubi i lagjes, edhe mund të jetë racist. Nuk do të na pëlqente, por i tillë do të ishte realiteti dhe i kuptueshëm, veçse është diçka tjetër kur racist bëhet një ish-zv. kryeministër e ish-ministër i brendshëm, për më tepër kryetar i një partie politike. Në rastin e Mateo Salvinit padyshim që racizmi është më shumë një kostum për të shkëlqyer, një “peshkim elektoral” në ujëra të turbullta.
Lexoni fjalët e tij: “Kam 20 000 punonjës që rrezikojnë vendin e punës, dhe problemin e papunësisë, ndërsa ai (Baloteli) është i fundit nga problemet që kam”. Kjo ishte përgjigje për pyetjen “çfarë mendoni për ofendimet raciste ndaj Balotelit?” “Racizmi dhe antisemitizmi janë gjithnjë të dënueshëm, por vlen më shumë një punëtor i thjeshtë sesa 10 Baloteli, nuk kemi nevojë për fenomenë”, – ishin fjalët e tjera të Salvinit! E dëgjuat? Kur kemi 20 000 punonjës që rrezikojnë punën, atëherë racizmi ndaj Balotelit është një problem që as nuk duhet përmendur! Ky është një lloj i ri sindikalizmi, pasi ai i vjetri ishte edhe internacionalist, por kohët kanë ndryshuar!
Sfidanti.al