Fillimisht, kryesuesja e Premier Ligës u vu në krah me vendin e parë të Serisë A, si skuadrat e vetme që nuk janë mposhtur deri tani në 5 ligat e mëdha. Duke nisur nga Anglia, për të kaluar në Spanjë, Itali, Gjermani apo Francë, të gjithë kanë provuar shijen e humbjes, me përjashtim të Liverpulit dhe Juventusit. “Vetëm këta po e përballojnë rebelimin europian”, – shkruan “Marka”, që jep rastin e ekipeve të tjerë që kanë dështuar shpesh si Barcelona, Reali, Bajerni, Paris SG, Çelsi, Mançester Junajtidi, Milani, por deri diku edhe Interi. Jo vetëm kaq, por “Marka” bën edhe sondazhin, me pyetjen “cili është më i miri i Europës deri tani këtë sezon?”
Përgjigja e votuesve të gazetës së Madridit nuk lë vend për dyshime. Plot 72 për qind veçuan Liverpulin si më të fortin deri tani, Juventusi ishte në vend të dytë me 9 për qind të votave, ndërsa Barcelona kishte 5 për qind e Reali vetëm 4 për qind.
Sfidanti.al