Komentet për sulmuesin e tij, Sadio Mane, nuk i pëlqyen aspak dhe ishte i detyruar të përgjigjej. Jurgen Klop e zgjodhi mirë përgjigjen për Pep Guardiolën që e kishte quajtur Manenë “simulues”, në konferencën e shtypit menjëherë pas ndeshjeve të së shtunës në Premier Ligë. “Nuk e di nëse Pepi i ka thënë vërtet këto fjalë, – u shpreh tekniku i Liverpulit, – kishin kaluar vetëm 30 minuta nga përfundimi i ndeshjeve tona, dhe ku e mori vesh ai aq shpejt se Mane kishte simuluar? Sadio nuk është stimulant, dhe ndaj Aston Vilës pati kontakt. Ndoshta nuk ishte penallti, por ai nuk bëri sikur u rrëzua”.
“Padyshim fjalët e tij, nëse i ka thënë, nuk janë aspak të këndshme, – vazhdoi Klopi, – unë nuk di nëse ai ka dëshirë t’i shtojë benzinë zjarrit?” Liverpuli pret Mançester Sitin të dielën e ardhshme, në ndeshjen më të madhe të fazës së parë në Premier Ligë, dhe polemikat kanë nisur që tani.
Sfidanti.al