Kanelo Alvares, nga nokauti ndaj Kovalevit, tek sfida me GGG-në!

Nuk ishte një ndeshje e madhe për standardet e Las Vegasit, por fundi ishte dramatik. Kanelo Alvarez u bë kampion i botës në peshën e rëndë të kategorisë së lehtë (ka pesha të rënda të mesme, dhe pesha të rënda maksimale), duke mposhtur kundërshtarin e tij Sergej Kovalev. Për 11 raunde, publiku nuk është se pa ndonjë gjë të madhe, por pikërisht në raundin e parafundit, meksikani lëshoi një të majtë të fortë, që u shoqërua me një të djathtë, duke e hedhur nokaut Kovalevin.

Vlen të theksohet se Alvarez u detyrua të shtonte peshën trupore me dy kategori për t’u ndeshur me Kovalevin, por tregoi se një kampion i madh mbetet i tillë në disa pesha. Meksikani u shpall kampion i botës në kategorinë e tij të katërt të peshës, këtë herë në ËBO. Rritja e Kanelos është mbresëlënëse që pas humbjes me Mejuedhërin disa vjet më parë, ndërsa pati një barazim dhe një fitore me Genadi Golovkinin, që të dyja me polemika. Tani pritet një sfidë e tretë mes tyre. “Golovkini nuk është sfidë për mua, – tha me mburrje Alvarezi, – por, është biznes, pra përse të mos ndeshemi sërish?”

Sfidanti.al