Konte huazon batutën e Gasperinit dhe kritikon Lautaron!

Një profesionist nuk kënaqet kurrë, e ndoshta bëhet i mërzitshëm. Antonio Konte bën pjesë tek ata njerëz që duan përsosmërinë, të paktën sipas filozofisë së tyre, dhe e kanë më të lehtë të thonë kritika sesa lavdërime. Ja fjalët e tij për Lautaro Martinezin, që po e mburrin të gjithë dhe që po e kërkon “me qiri në dorë” Barcelona, por edhe Mançester Junajtidi.

“Dua që Lautaro të jetë më cinik para portës, të humbasë më pak raste, – tha trajneri i Interit, – nuk dua që ta lavdëroni shumë, sepse ndodh që pastaj gabon. Është vetëm 22 vjeç dhe ka mundësi të mëdha përmirësimi. Që të ecë në rrugën e duhur, duhet të ndjekë “zjarrin e shenjtë”, nuk shqetësohem për lajmet mediatikë për të”. Konte dëshiron të përqëndrohet tek ndeshja në Bolonjë, dhe jo tek derbi i Torinos apo shanset për titull. “Siç thotë Gasperini, të flasësh tani për titull, do të thotë të bësh një diskutim mediatik”, – u shpreh trajneri i Interit.

Sfidanti.al