Bejl nuk njeh Boris Xhonson dhe Brexitin; bota skandalizohet

‘Boris Xhonson? Nuk e di kush është…kryeministri I Britanisë? Ndjek vetëm golfin, kjo është e gjitha. Mendova se ai ishte kryetari I Bashkisë-kjo është fraza e Garet Bejl që ka cuditur e skandalizuar Britaninë e Madhe dhe të gjithë botën. Të gjitha mediat digitale I kanë bërë jehonë intervistës së uellsianit të dhënë për ‘The Telegraph’ që pranoi se nuk ndjek lajmet aktuale politike. Ja cfarë është thënë për këtë deklaratë të Bejl:

‘Ëales Neës’: Garet Bejl pranon se nuk e di se kush është kryeministri

‘A Bola’: ‘Brexit? Nuk e di as kush është kryeministri’-është titulli I së përditshmes portugeze

‘TVN24 Sport’: Garet Bejl dha një intervistë për ‘The Telegraph ku foli për golfin pasionin e madh, planet për tërheqjen, dhe ku pranoi injorancën e tij

‘RMCSport’: Garet Bejl nuk di kush është kryeministri britanik

‘Spor Arena’: Ylli I Realit të Madridit, garet Bejl than ë një intervistë se nuk e dinte që kryeministri britanik është Boris Xhonson dhe se ai vetëm ndjek golfin

‘Esport3’:  Deklaratë surrealiste e lojtarit të Realit të Madridit, garet Bejl për ‘The Telegraph’

-Esport3: “Las surrealistas declaraciones del jugador del Madrid Gareth Bale en The Telegraph”, explica el medio catalán.

Ndërkohë edhe Tëitteri u pushtua nga komentet për deklaratat e garet Bejl ki kishte nga ata që edhe u indinjuan. Kështu përdoruesi Serxho De La Cruz, tifoz I Realit shkruante: Në të njëjtën ditë që kuptuam që ai mbronte të drejtën e konfidencialitetit në vendin e punës, Bejl në një intervistë thotë se as nuk e di se kush është Boris Xhonson se ndjek golfin. Është heroi që ne nuk e meritojmë ta kemi’.

Komente u bënë edhe në lidhje me deklaratat e  bejl për cështjen e Brexitit me uellsianin që tha: ‘E shoh këtë cështje në terma ekonomiko finanaciare, nëse Brexit ndikon në një farë mënyre te paratë apo investimet, por nuk lexoj budallallëqe të tjera. Realisht Brexitin nuk e njoh 99%’.

Sfidanti.al