Tifozët bënë përshëndetje naziste e kore raciste; Bullgaria, stadiumi I mbyllet 1 ndeshje

Një ndeshje me dyer të mbyllura; ky është dënimi I UEFA për koret raciste dhe përshëndetjen naziste të tifozëve bullgarë gjatë ndeshjes së kualifikueseve të Euro 2020 me Anglinë përpara 2 javëvë në stadiumin ‘Vasil Levski’ të Sofjes. Kjo do të thotë se Bullgaria I shpëtoi përjashtimit nga kompeticioni sic u ful në fillim të gjithë kësaj historie.

Kështu, Bullgarisë do t’I duhet që ndeshjen e 17 nëntorit ndaj Republikës Ceke ta luajë pa tifozë, ndërkohë që në 2 vitet e ardhshme do të jetë vazhdimisht nën monitorim dhe nëse do të regjistrohet një tjetër episod I tillë si ai me Anglinë, në mënyrë automatike do të hyjë në fuqi dënimi edhe me një tjetër ndeshje pa tifozë.

Ndërkaq, Federata Bullgare e Futbollit u dënua edhe me një gjobë prej 85 mijë Euro. Në ndeshjen mes Bullgarisë dhe Anglisë që u fitua nga Tre Luanët 6-0, arbitri I sfidës e ndërpreu atë 2 herë pasi tifozët lëshuan fyerje raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të skuadrës së drejtuar nga Garet Sauthgejt, një ngjarje kjo që solli arrestimin e 6 personave dhe dorëheqjen e presidentit të Federatës e përfaqësueses bullgare të futbollit.

Sfidanti.al