MLS; Galaxy eliminohet, Ibra, një gjest i shëmtuar me tifozin

Aventura e Zlatan Ibrahimovic me Los Anxheles Galaksi u mbyll në mbrëmjen e së enjtes. Skuadra e suedezit humbi 5-3 në derbin me Los Anxheles FC dhe u eliminua në fazën e playoffit të Major League Soccer. Ibrahimovic la gjurmën e tij në këtë sfidë teksa shënoi golin e barazimit në 2-2, por që nuk i shërbeu skuadrës së tij.

Ndërkaq në fund të ndeshjes, sulmuesi 38 vjecar e humbi toruan dhe u shfaq nervoz teksa iu përgjigj një tifozi duke kryer një veprim aspak të hijshëm teksa preku pjesën e poshtme të trupit.

tani Ibrahimovic është praktikisht një futbollist i lirë dhe i duhet të zgjedhë skuadrën e tij të ardhshme. Në Itali atë e presin me krahëhapur Napoli e Bolonja, ndërkohë që edhe Interi po e mendon rikthimin e tij. Aventura e Ibrahimovic në SHBA zgjati 1 vit e gjysmë, por ai nuk mundi të fitojë asnjë trofe, megjithatë statistikat e tij janë vërtet për t’u admiruar; 56 ndeshje me 52 gola të shënuar.

sfidanti.al