Pike jep numrin e tij në Instagram, e merr në telefon një tifoz i Realit

Një bisedë telefonike dhe në anën tjetë nuk është askush tjetër përvecse Xherard Pike. Kjo është ajo që u ndodhi një sërë tifozëve të futbollistit, pasi ky i fundit në rrjetet sociale publikoi numrin e tij të telefonit së bashku me një foto ku ai ishte me grupin e tij të punës për Kupën Davis, një foto e shoqëruar me komentin: Për cdo informacion, më merrni në telefon…

Dhe kështu ndodhi. Qendërmbrojtësi i Barcelonës mori me mijëra telefonata por Pike në rrjetet sociale publikoi telefonatën e parë, atë të një tifozi me emrin Hoze i cili e kishte të vështirë të besonte se ishte futbollisti katalanas ai që iu përgjigj në telefon. Pike’ iu desh ca kohë që të bindte tifozin që ishte pikërisht ai dhe video e publikuar prej tij u bë menjëherë virale

‘Jam nga madridi dhe tifoz i Realit të madridit, por unë të vlerësoj shumë-tha Hoze. një kompliment që i pëlqeu Pikesë që iu përgjigj: ‘Faleminderit shumë, është dicka e bukur të dish se më respekton edhe pse je tifoz i Realit, e kuptoj që është shumë e vështirë’.

Kushedi nëse i riu Hoze do të vazhdojë të admirojë Pike edhe në ‘El Clasicon’ e radhës.

sfidanti.al