Si skenar filmi; Dortmund humbet me Interin, Favre në dyshim; gati Murinjo

Ajo që mund të ndodhë në 2 javët e ardhshme mund të jetë vërtet një cmenduri. Fitorja e Interit ndaj Borusias së Dortmundit në Ligën e Kampionebe mund t’I kushtojë vendin e punës trajnerit Lysien Favre. Deri këtu  nuk ka asnjë lajm të jashtëzakonshëm, por ai që vjen nga gjermania është një bombë e vërtetë. Sipas medias gjermanë në pankinën e verdhezinjve mund të ulet vetë Zhoze Murinjo. Dhe nuk  bëhet fjalë për një fake neës pasi në këtë lajm publikohen shumë detaje në lidhje me këtë cështje

Në fakt, muaji I mjaltit me Favres dhe drejtuesve të Borusias kishte mbaruar prej kohësh. Drejtori Sportiv, Mikael Zork në ditët e kaluara shprehu një frazë  që duhet të interpretohet drejt. ‘Nuk flasim për trajnerin sepse ne nuk e bëjmë asnjëherë këtë’ Që do të thotë Nëse do ta shkarkojmë, do ta themi. Por Favre ka probleme edhe me raportet me lojtarët që janë në nivelet minimale. Trajneri kritikohet për ndonjë zgjedhje shumë më të guximshme nga sa mendohet, për aktivizimin e Rojs të dëmtuar gjatë një ndeshjeje duke lënë jashtë disa lojtarë që ishin në një formë optimal. Sfida e radhës do të jetë I rëndësishëm për Favren dhe bëhet fjalë për Derbin e Ruhrit me Shalken. Nëse Borussia do të humbasë, ai do të largohet

Përsa I përket cështjes Murinjo, shenjat e kalimit të tij në kampionatin gjerman janë të dukshme. Në muajt e kaluar, portugezi kishte thënë se ishte regjistruar në një kurs të gjuhës gjermane për kulturë personale, dicka që askush nuk e besoi në të vërtetë. Ai u përmend edhe për një kalim te Bajerni I Mynihut që prej kohësh e ka vënë në diskutim trajnerin actual Niko Kovac, por së fundmi Murinjo I ka shkelur syrin pikërisht Borusias së Dortmundit. ‘E admiroj punën e këtij klubi dhe ambicien e tij për të konkuruar me një klub të fuqishëm si Bajerni I Mynihut-tha Murinjo-Bundesliga më duket shumë, shumë interesante’.

E gjithë kjo krijon një skenar paradoksal që mund të bëhet realitet. Inter I dha një goditje të fortë pozitës së Favres, ndërsa Shalke mund ta fundosë përfundimisht. Kjo mund të sjellë ardhjen e Murinjos në stolin e Dortmundit  për të bërë debutimin në Ligën e Kampioneve pikërisht në sfidën ndaj Interit në Signal Iduna Park në 5 nëntor, dhe kjo vetëm pak ditë nga 10 vjetori I tripletës së famshme.

Sfidanti.al