Nju Jorku ka një dëshirë të madhe të dashurohet sërish me basketbollin, pas një viti krejtësisht për t’u harruar dhe debutimi në AT&T Center nuk ishte mënyra më e mirë për ta bëtë këtë. Kjo sepse skuadra teksane iu imponua me rezultatin 120-111 në një ndeshje ku Nju Jorku luajti pikë për pikë ndaj skuadrës së Spërs deri në momentin kur në skenë doli Dexhunte Mërrej që pas një periudhe të gjatë mungese për arsye dëmtimi shënoi 18 pikë në këtë ndeshje. Por San Antonio fitoi edhe falë 22 pikëve të Oldrixh dhe 20 të Forbs
Jutah ‘këndon’ falë Donovan Mitcell dhe mposhti Oklahomën 100-95. 23 vjecari ishte protagonist në parket në sfidën e Salt Lake Cityt teksa shënoi 32 pikë, 22 nga të cilat në pjesën e dytë. Megjithatë Oklahoma ishte në lojë thuajse deri në fundin e ndeshjes duke u dorëzuar në periodën e katërt. Në këtë pikë, skuadrës së Thandërit nuk I shërbyen shumë 26 pikët e Shei Xhilxheus-Aleksandër dhe 22 të Kris Pol pasi maksimumin e mori pikërisht skuadra e xhaz.
Dallas Maveriks zbulon se Luka Doncic dhe Kristaps Porzingis mund të luajnë së bashku dhe kjo u pa në sfidën me Uashingtonin që teksanët e fituan 108-100. Në sfidën e luajtur në Uashington, basketbollisti slloven u bë protagonist me 34 pikë të shënuara e 9 topa në tanelë, ndërsa letonezi e mbylli ndeshjen me 23 pikë. Por telashet për Uashingtonin nuk mbyllen këtu, skuadra e Uizards pa që Bredli Bil që ishte shënuesi më I mirë me 19 pikë të përjashtohej gjë që ia reduktoi ndjeshëm opsionet për fitoren e sfidës skuadrës së Uashingtonit.
Sfidanti.al