E doni Tiranën? Mos e zini në gojë titullin, mos bëni poza..

Janë fjalët e Karabecit, futbollistit të Tiranës, që me vepra ka treguar se është më i zoti se me frazat  nëpër intervista.. kur përballet  në fushë me kundërshtarët : “ I bëmë një nisje të mirë kampionatit, por u frymë shpejt. Nuk i shkon kësaj skuadre të fryhet pas një apo dy fitoresh dhe të dalë nëpër media”.  Fjalët e Karabecit, do të ishte mirë që t’i dëgjonin të gjithë shokët e ekipit, madje edhe vetë ai. Tirana, për ato që kanë ndodhur në gjithë këto vite, ka më shumë nevojë të luajë në fushë dhe të mos luajë në ..media.  Siç thotë edhe Karabeci, që kërkon të ulë në tokë  këmbët bardheblu, duke mos qënë shumë i zoti ta bëjë deri në fund këtë terapi te domosdoshme.

Veterani i Tiranës, apo mjekra që imponon autoritet në ekip, siç thonë për Karabecin,  edhe pse ka tentuar  që t’u bëjë thirrje shokëve që të mos harbojnë në media, duke fluturuar bashkë me  euforinë, sapo  është pyetur për titullin kampion, sikur i kanë bërë vaknsinën. Sipas instiktit , ka mbyllyr sytë dhe ka thënë: “ Ishanlla! Sepse është një vit i veçantë..”  Pse qënka një vit i veçantë?  Ngaqë kanë ikur shumë futbollistë dhe kanë ardhur të tjerë, apo sepse Tirana është betuar pas derbit se nuk do të bëjë më gabime! Jo as kjo nuk qënka.  Vitin e ardhshëm Tirana paska  ditlindjen e madhe dhe kërkon  të bëjë festë të madhe. Sipas zakonit të  vjetër, brezat bardheblu kur kishin sebepe të tilla, triumfonin për ta bërë më joshës festimin. Ky brez futbollistësh ,  për meritë të tyre dhe më shumë të klubit, kanë devijuar ndjeshëm nga misioni  historik. Aq sa nuk është dhe kaq komode kur dëgjon se këtë herë do bëjnë lojën e madhe..sepse kanë festën e madhe. Kjo Tiranë , ka shumë arsye që të flasë më pak dhe të luajë më shumë, bile të stërluajë më shumë.

Sfidanti.al