Një gol i shënuar nga Naingolan mjaftoi që të vendosej fati i sfidës së madhe të Serisë A, mes Romës dhe Milanit. Edhe pse miqtë mund të kishin kaluar fare mirë në epërsi në pjesën e parë, me penalltinë që pati në dispozicion Niang, ata jo vetëm që nuk shënuan, por edhe humbën. Niang e shpërdoroi mundësinë që iu dha (diçka që i ka ndodhur kujtdo), dhe verdhekuqtë përfituan. Xheko rrezikoi në pjesën e parë, ndërsa lojtari i kombëtares së Belgjikës sigloi rrjetën pas pushimit. Me këtë sukses të rëndësishëm, Roma u ngjit e vetme në vendin e dytë me 35 pikë, vetëm 4 pikë më pak sesa Juventusi që kryeson, ndërsa Milani mbeti 3 pikë prapa. Seria A bëhet shumë e bukur pasi të shtunën e ardhshme do të luhet sfida direkte në Torino, dhe që mund të përcaktojë shumë.