Napoli, bëj kujdes; Roma do të tentojë Elseid Hysajn

Ka persona që mund të japin hua zemrën përpara se të binden për ta dhënë atë të gjithën, ka të tjerë që duan ta japin atë përpara se të të njohin vërtet. Magji të tilla futbolli është në gjendje që t’I dhurojë kështu që nuk është aspak një cudi të shohësh që Roma tashmë ka nisur të punojë në një front të dyfishtë; shitjen e lojtarëvë që janë dhënë me huazim për të krijuar të ardhura dhe më pas gjetjen e profileve më të përshtatshëm të lojtarëve për përforcimin e skuadrës.

Në këtë pikë emri I parë që është shkruar në listën e shpenzimeve të verdhekuqv e është ai I Elseid Hysajt. Futbollisti I kombëtares shqiptare ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe kohët e fundit nëpërmjet agjentit të tij ai ka shfaqur dëshirën për t’u larguar nga skuadra e Ancelotit. Roma është opsioni që është folur më shumë si destinacioni I ardhshëm I 24 vjecarit.

Por që bisedimet mes Romës dhe Napolit për Hysajn të mbyllen me sukses është e nevojshme që të verifikohen disa situata. Objektivi I verdhekuqve ësgtë që të marrin Hysajn që në merkaton e muajit janar, në rast të kundërt, tratativat për mbrojtësin e djathtë shqiptar do të shtyhen për në muajin qershor

Sfidanti.al