Atletikë, Kosgei ‘fshin’ Pola Redklif; vendos rekord të ri botëror në maratonën e Cikagos

Një ditë pas arritjes së jashtëzakonshme të Eliud Kipcoges që uli kohën e maratonës nën 2 orë, atletika regjistron një tjetër rezultat po kaq fantastic. Keniania Brixhid Kosgei fitoi maratonën e Cikagos me kohën 2 orë 14 minuta e 4 sekonda, një kohë kjo që përbën edhe një rekord të ri botëror të maratonës duke thyer atë të vendosur nga britanikja, Pola Redklif në 2003 me 2 orë 15 minuta e 25 sekonda.

Kosgei e theu rekordin e mëparshëm me 1 minutë e 21 sekonda duke vendosur një rekord të paimagjminueshëm. Ajo bëri një start perfekt të maratonës dhe ishte konstante në ritmin e saj duke e mbajtur kohën gjatë gjithë itinerarit nën kufirin e Redklif. Në fund ajo arriti të fitojë jo vetëm me rekordin e ri, por edhe duke I lënë shumë pas rivalet e saj, etiopianet Jeshaneh dhe Burka që u renditën në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht me kohës 2 orë 21 minuta e 51 sekonda dhe 2 orë 20 minuta e 55 sekonda, pra një diferencë prej rreth 7 minutash nga fituesja e Maratonës së Cikagos

Sfidanti.al