Gjimnastikë, Bajls mund Sherbon; sportistja me më shumë medalje në histori

Simon Bajls bëhet legjendë e gjimnastikës botërore. 22 vjecarja amerikane në Shtutgart u bë gjimnastja me më shumë medalje në historinë e botërorëve të kësaj disipline sportive. Bajls fitoi këtë të dielë në ushtrimet e lira dhe traun e ekuilibrin medaljen e 18 dhe të 19 të artë në karrierë duke shkuar në total në 25 medalje botërore, një rezultat ky që I jep mundësinë asaj të vendosë një rekord të ri dhe të lërë pas Vitali Sherbon që është ndalur në 23 medalje botërore.

Të shtunën Bajls, në kategorinë e kërcimit të kalit barazoi gjimnastin bjellorus, ndërsa këtë të diel me ushtrimet në trarin e ekuilibrit e parakaloi atë teksa fitoi duke grumbulluar 15.066 pikë duke mundur konkurrencën e kinezeve Liu Tingting dhe Li Shijia. Më pas ajo triumfoi edhe në ushtrimet e lira me 15.133 pikë duke lënë pas bashkëkombasen e saj Sanisa Li dhe gjimnasten ruse Anxhelina Melnikova.

Sfidanti.al