Barça, si do t’ia bësh me gjithë këto borxhe, 80 milionë duhen shpejt!

Kur ishte në fushë “Skuadra Ëndërr”, qoftë e 1992-it apo e 2009-ës, ky klub nuk kishte detyrime të rëndësishme. Barcelona ishte thuajse “me forcat e veta”, sidomos me treshen Ksavi-Iniesta-Mesi, shoqëruar nga Valdes, Pujol, Pike, Buskets, Pedro apo Eto. Sot, panorama është krejt ndryshe, dhe katalanasit kanë një borxh ndaj palëve të tjera që arrin në mbi 260 milionë euro, nga të cilat gati 80 milionë duhet të paguhen shpejt.

Detyrimi më i madh është ai ndaj Liverpulit për Filip Kutinjon, pasi janë për t’u paguar edhe 95 milionë euro për kartonin e brazilianit që është huazuar tek Bajerni. Rreth 30 milionë euro është borxhi ndaj Bordosë për Malkomin, 8 milionë për Arturin dhe 12 milionë për Emersonin që nuk luajti asnjë ndeshje në “Kamp Nou”, por u huazua tek Betisi. Jo vetëm kaq, por Ajaksi do edhe 48 milionë e më shumë për De Jongun. Për fat, Barçës edhe i kanë borxh, dhe sasia e përgjithshme është 75 milionë euro, pra për t’ia liruar pak “litarin nga fyti”.

Sfidanti.al