Elseid Hysaj kërkon largimin nga Napoli. Mbrojtësi I djathtë I përfaqësueses shqiptare, që gjatë muajve të verës ishte në qendër të disa tratativave në merkaton e transferimeve që u mbyllën pa sukses, shpreson që sesioni dimëror I kësaj merkatoje të jetë periudha e duhur për të ndërruar skuadër dhe ai që e konfirmon është agjenti I futbollistit, Mario Xhufredi
‘Qëndroi te Napoli sepse për fat të keq nuk mundëm të mbyllim tratativat, por kjo ishte një e keqe e ridimensionuar pasi është një trajner që ka konsideratë për të-tha Xhufredi në një intervistë për Radio Punto Nuovo-Roma është një zgjidhje e pëlqyeshme për Hysajn. Pas një viti atij I skadon kontrata me Napolin dhe për këtë klub do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse do ta humbiste atë me parametra zero sepse kemi raporte të mira. Nuk do të rinovojmë dhe si ne ashtu edhe Napoli jemi të ndërgjegjshëm se nuk ekzistojnë mundësitë. Mendoj se edhe për vetë Hysajn ka ardhur koha që të ndryshojë ekip pas 4 vitesh e gjysmë dhe nuk është e nevojshme që të flasim për këtë pasi mendojmë në të njëjtën mënyrë’.
Sfidanti.al