Dëmtimi I pësuar në sfidën mes Interit dhe Juventusit I kushtoi Stefano Sensit. Mesfushori italian nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Mancini për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Greqisë dhe Lihtenshtejnit. Sensi ka pësuar një dëmtim të aduktorit në këmbën e djathtë me mesfushorin që do të qëndrojë te Interi për t’u kuruar
Por problemet nuk kanë të përfunduar për Të Kaltrit, kjo sepse ka ngritur flamurin e bardhë edhe Alesandro Florenci. Kapiteni i Romës është mbërthyer nga gripi që e detyroi atë të mos ishte I pranishëm në sfidën e Olimpikos kundër Kaljarit. Paraditen e kësaj të hëne, Florenci mbërriti në Villa Stuart për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve dhe nuk do t’I përgjigjet thirrjes së Mancinit për t’u grumbulluar te përfaqësuesja italiane. Gjithsesi, pavarësisht këtyre mungesave, trajneri Mancini konfirmoi se nuk do të zëvendësojë as Sensin e as Florencin.
Sfidanti.al