Franca dhe dëmtimi I rëndë I Loris, Deshamps: Nuk do të kthehet para 2020

Hugo Loris  me shumë siguri do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për pjesën e mbetur të 2019. Portieri I Tottenhemit pësoi një dëmtim të rëndë në brryl në minutat e para të ndeshjes me Brajtonin dhe sipas asaj që ka deklaruar trajneri I përfaqësueses franceze Deshamps, ai nuk do të luajë të paktën në 3 muajt e ardhshëm.

‘Është e vështirë të thuash me saktësi se përsa kohë Loris nuk do të jetë në dispozicion-tha Deshamps nga qendra stërvitore e Klerfontenin ku ai ka nisur punën me skuadrën e Francës për kualifikueset e Euro 2020 kundër Islandës dhe Turqisë-ajë që ka rëndësi për ne është se ai nuk do të jetë në skuadër për raundin e këtij muaji dhe atë pasardhës. Me shumë siguri ai nuk do të kthehet në fushën e lojës përpara vitit 2020’.

Sfidanti.al