Edhe France-Futboll” nuk mban sekrete për Topin e Artë, Ronaldo fitues

Quhet  Kristiano Ronaldo dhe e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2016, kjo vetëm pritet të bëhet zyrtare në mbrëmje

Sipas “Eurosport”, “France Football” aksidentalisht ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë”, ku në ballinën e magazinës franceze shihet Cristiano Ronaldo me “Topin e Artë”, shkruan Gazeta Express.

Në titullin e kësaj magazine shkruhet “Cristiano Ronaldo triumfon”, derisa në anën e poshtme është një deklaratë e Antoine Griezmann “Përfundova prapa dy përbindëshave”.

Kjo revistë është përgatitur që të dali nesër, por aksidentalisht ka rrjedhur në internet që vërteton se Cristiano Ronaldo ka fituar “Topin e Artë”.