Junaitid mposhti Totenhemin me rezultat 1-0 në “Old Trafford”, duke i dhënë fund ecurisë negative, të katër ndeshjeve pa fitore në shtëpi. Felaini u dërgua në fushë në minutat e fundit në këtë takim, në mes të fishkëllimave nga tifozët e pranishëm, për gabimin që e bëri në takimin kundër Evertonit, ku ai shkaktoi penallti, menjëherë sapo hyri në lojë.
Mourinho pranoi kritikat e tifozëve, duke thënë se ata me të drejtë reaguan në atë mënyrë. “I pranoj kritikat e tyre, sepse nga tifozët ju duhet të pranoni çdo gjë. Ata na dhurojnë ne gjithçka, por ata nuk po marrin asgjë. Mendoj se ata patën në mendje gabimin që ai bëri ndaj Evertonit. Felaini është një lojtar i cili më pëlqen, por edhe një njeri që më pëlqen”, shtoi Murinjo.
Sfidanti.al