Platini drejt mbylljes së pezullimit; tani synon presidencën e FIFA

Javën e ardhshme do të përfundojë pezullimi prej 4 vitesh nga aktivitetet futbollistike të Mishel Platinisë I cili tani duket se po mendon të vërë kandidaturën për president të FIFA në vitin 2023  që do të ishte vërtet dicka e bujshme.

Në fakt ‘Le Roi’, ish presidenti I UEFA, u pezullua në vitin 2016, kur ai dukej I destinuar të pasonte Sepp Blatter në krye të qeverisë së futbollit botëror për shkakt të një pagese prej rreth 1.8 milionë Eurosh të përfituara 8 vite më parë pikërisht nga Blatter. Fillimisht Platini u dënua me 8 vjet pezullim, por dënimu u ul nga Apeli në 6 vjet për të shkuar më pas në 4 vjet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Por Platini është I përfshirë edhe në një hetim për korrupsopn në lidhje me caktimin e Katarit si vendin organizator të Boterorit 2022, porn ë muajin qershor ai u lirua nga akuzat nga policia franceze. Tani  Platini I cili do të rehabilitohet shpejt është gati që të kthehet në pistë.

Një burim pranë UEFA tha për AFP se presidenti actual I UEFA, Aleksandër Ceferin mund të mbështesë Platininë në kandidaturën e tij për presidencën e FIFA në 2023 e për më tepër duket se slloveni ‘nuk e duron’ dot kreun actual të FIFA, Xhani Infantino. ‘Do të kthehem, nuke di ku e nuk e di se si-kishte deklaruar në muajt e kaluar Platini në një intervistë për televizionin zviceran RTS.

Sfidanti.al