Nuk ka pse të mendojë gjithnjë Mauro Ikardi. Përveç kapitenit mund të shënojë edhe ndonjë tjetër, dhe jo domosdoshmërisht Eder. Interi ka dy kroatë që e bëjnë me radhë kur vjen puna tek goli. Përgjegjësia ndaj Xhenoas në Serinë A i takoi Marcelo Brozoviçit, jo Perishiçit, dhe mesfushori i talentuar i shënoi të dy golat, në një fitore më në fund të pastër dhe të rëndësishëm.
Skuadra e trajnerit Pioli nuk pësoi, dhe iu afrua kundërshtarëve që ka më të mundshëm për të kaluar. Me 24 pikë, është pranë Torinos që ka 25, dhe Atalantës që mbeti në 28 pikë. Gjithsesi, për momentin, ekipet e tjera janë larg, dhe jo vetëm Juventusi, por edhe Roma, Milani, Napoli apo Lacio. Mbrëmja në “San Siro” nuk ishte aspak e lehtë, pasi tifozët për 45 minuta refuzuan të mbështesin skuadrën, ndërsa më pas paralajmëruan se “kush nuk lufton, duhet të largohet në janar”.