‘Paris ishte një festë-kështu e pagëzoi Ernest Heminguej kryeqytetin francez në një nga romanet e tij të famshme, duke përmbledhur me një frazë të vetme magjitë e natës në qytetin e dashurisë. Dhe këtë fundjavë, sic tregohet në rrjetet sociale, Parisi ishte skenari I një feste që bashkoi 2 botë krejtësisht të ndryshme, futbollin dhe modën
Paris Sën Zhermenitë shtunën fitoi ndaj Bordosë dhe kjo fitore ishte justifikimi perfekt për lojtarë të ndryshëm që të nisnin festimet. Në të njëjtën kohë në Paris këto ditë është mbajtur edhe Java e Modës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin vjetor të industrisë së veshjeve dhe dizenjimit
Kështu, me rastin e 25 vjetorit të modeles Sindi Bruna, Nejmar dhe Kilian Mbape festuan së bashku me disa topmodele në Hotelin Lutetia që është në lagjen Saint Germain des Pres. Prania e futbollistëve në këtë festë duket e konfirmon zërat për një lidhje të Marko Verratit me modelen që kishte ditëlindjen e cila ishte me italianin edhe në festën e ditëlindjes së Nejmarit.
Sindi Bruna është një modele që ka sfiluar për marka të tilla si Victoria’s Secret, Calvin Klein apo Armani. Futbollistët, por edhe vetë Sindi Bruna nuk ngurruan të postonin në profilet e tyre fotot e kësaj feste që ndërthuri futbollin me pasarelat e modës.
Sfidanti.al