Osman Dembekle duket si një futbollist prej kristali te Barcelona. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim vetëm 1 orë para nisjes së sfidës me Getafen duke detyruar Valverden të ndryshojë sërish formacionin. Ky i pësuar këtë të shtunë ishte dëmtimi i 8 i Dembelesë.
Për këtë sezon, fillimisht Dembele ndjeu disa shqetësime në ndeshjen e San Mames ndaj Atletik Bilbaos. më pas u bashkua me Senegalin dhe kur u stërvit në ditën pas ndeshjes pësoi dëntmin në bicepsin femoral në këmbën e majtë që e mbajti jashtë fushave për 5 javë.
Ai i së shtunës është dëmtimi i 7 i Dembelesë që nga transferimi i tij te Barcelonas, njëdetaj ky që është në kontrast të plotë me kurrikulimin e tij të dëmtimeve te Ren dhe Dortmund, ku nuk pati thuajse kurrë probleme të këtij lloji. Në total, Dembele që nga momenti i kalimit te Barcelona ka akumluar 250 ditë jashtë fushave të lojës për shkak të problemeve fizike.
sfidanti.al