Formula 2, kampioni i botës është holandezi De Vris

Nik De Vris është kampioni i botës në Formula 2 për vitin 2019. piloti holandez i skuadrës ART Grand Prix triumfoi në garën e Socit duke marrë pikët e nevojshme për të mbajtur në një distancë sigurie kanadezin latifi dhe të hipotekojë titullin për piilotë kur kanë mbetur edhe 3 gara nga fundi i kampionatit.

në këtë mënyrë De Vris pason sharl lëklerk, kampion bote në vitin 2017 dhe Xhorxh rasëll që triumfoi vitin e kaluar. por ndryshe nga sa ka ndodhur nga kampionët paraardhës të këtij Botërori, për Nik De Vris e ardhmja nuk është në Formula 1. në fakt piloti holandez ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e sapokrijuar të Mercedes në kampionatin Botëror të Formula E me të cilën do të bëjë debutimin në E-Prix të Diriyah në Arabinë Saudite.

sfidanti.al