Skandal te Sporting Lisbonë, një audio ‘zë mat’ Bruno Fernandesh

‘Nënshkruajnë për një vit, marrin paratë dhe ikin, bij k….’. Një file audio e publikuar te e përditshmja spanjolle ‘Marca’ e bruno Fernandesh ka shkaktuar një përcarje te skuadra portugeze që po jeton një fillim sezoni prej makthi; bardhegjelbrit janë në vendin e 8 në kampionat dhe nuk fitojnë që nga 25 gushti, e për më tepër kanë ndërruar 2 herë trajnerë

Frustrimi për mungesën e këtyre rezultateve është i qartë në Lisbonë si te tifozët ashtu edhe te vetë futbollistët me në krye Bruno Fernandesh. Ky i fundit kishte përfunduar në ditët e kaluara në faqet e para të gazetave për thyerje të dyerve të dhomave të zhveshjes për shkak të një zëvendësimi, kurse tani televizioni portugez CMTV zbuloi edhe një mesazh audio ku bruno Fernandesh sulmon ashpër disa prej shokëve të tij të skuadrës duke bërë që të shpërthejë skandali.

‘është më mirë që të mos them asgjë-ishin fjalët e futbollistit-të jem i sinqertë nuk do të doja të bëj asnjë koment. Nuk e duroj sjelljen e disa lojtarëve. Nuk duhet të ekzistojë. disa lojtarë këtu nuk kanë karakter, nuk duan te jenë e të luajnë këtu. nëse nuk e dëshirojnë këtë, le të ikin. Të thonë që nuk duan të luajnë. Firmosin për një vit, marrin paratë dhe ikin, bij k…. Cfarë sjellje është kjo?’.

sfidanti.al