Konte: Interi im është edhe më i fortë se një elefant!

Fitorja 3-1 në Gjenovë ndaj Sampdorias ishte ajo që priste, ndërsa përballja e vendasve me një lojtar më pak, e kënaqi edhe më shumë. Antonio Konte pati edhe ndonjë vërejtje, por sidomos lavdërime për Interin e tij që përballoi presionin (pas fitores më herët të Juventusit) dhe rimori kreun e renditjes së Serisë A. “Jam i kënaqur nga paraqitja dhe nga fitorja, – u shpreh trajneri interist, – por, kur krijon kaq shumë lojë dhe raste, duhet ta mbyllësh ndeshjen më shpejt”.

Sampdoria doli në epërsi numerike, pasi Aleksis Sançez mori të kuq për simulim, dhe vendasit u përpoqën maksimalisht. “Fillimi i pjesës së dytë (nga ana e tyre) mund të kishte vrarë një elefant, por jo ne, – tha me krenari tekniku, – u treguam të zotët që e përballuam goditjen, ndërsa më pas e ekuilibruam ndeshjen duke hedhur në fushë lojtarë nga stoli, të aftë për të luftuar”. Aleksis Sançez shënoi gol në debutim (si dhe mori të kuq), ndërsa rrjetat e tjera zikaltër i realizoi Sensi dhe Galiardini. Jakub Jankto shkurtoi diferencën në 1-2 për dorianët. Interi është në krye të Serisë A me 18 pikë ndaj 16 të Juventusit.

Sfidanti.al